Kryeministri italian tha se duket se Rusia u ka vendosur kushte të ndryshme vendeve të ndryshme dhe se në disa raste ata kanë kërkuar shprehimisht pagesën në rubla.
Kryeministri italian Mario Draghi tha sot se kompania italiane energjetike ENI mund t’i paguajë Rusisë gazin pa shkelur sanksionet, sepse Rusia e konsideron pagesën e kryer sapo të kryhet pagesa në euro, shkruan AP, transmeton Fol Drejt.
“Pastaj eurot konvertohen në rubla në treg dhe këtë e bën agjenti i Gazprom-it, nuk kalon përmes Bankës Qendrore Ruse”, ka thënë Dragi.