Reperi kanadez, Drake ka humbur një bast të majmë sportiv, shkruan Fol Drejt.
Ai vendosi që të vë bast një shumë marramendëse prej 833.333.85 dollarësh kanadezë për fitoren e Arsenalit kundër Leeds United dhe Barcelonës kundër Real Madridit. Shuma që do të mund të fitonte ai kapte shifrën 3.900.002 milionë dollarë kanadezë.
Ndonëse Arsenali arriti të fitojë kundër Leeds, Barcelona pësoi nga Real Madridi dhe kësisoj Drake ka humbur paratë e tij. /FolDrejt/