Skuadra e PSG-së e ka filluar në mënyrë katastrofale sezonin e ri të Ligës së Francës.
Finalisti i Ligës së Kampionëve sonte humbën me rezultat 0:1 nga rivali i vjetër, Marseille, transmeton Indeksonline.
Florian Thauvini në minutën e 31-të shënoj golin e vetëm të ndeshjes pas një asistimi të Dimitri Payet.
Ndeshja në fund u shndërrua në një ring të boksit. Pasi u kapën futbollistët u kapën në fund, referi u detyrua të tregoj autoritetin e tij.
Ai shpërndau pesë kartona të kuq, tre për PSG dhe dy për Marseillen.
Futbollistët e ndëshkuar janë: Neymar, Pardes, Kurzaëa, Benedetto dhe Amavi.
Sonte munguan Kylian Mbappe, Mauro Icardi dhe Marquesinho për shkak se janë të infektuar me koronavirus.
Ndeshjen e kaluar, PSG u mposhtën nga Lens me rezultat identik.