I ashtuquajturi kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovë, Milovan Drecun, thotë se ajo që foli dje presidenti serb Aleksandar Vuçiq tregon se situata në Kosovë po hyn në një fazë dramatike të zhvillimit dhe se nuk ka asnjë indikacion se Prishtina do të heqë dorë nga lëvizjet e njëanshme.
Drecun thekson se është i shqetësuar për ‘pamaturinë e Prishtinës’ dhe pretendon se ka një direktivë që gjoja forcat policore të Kosovës mund të zbatojnë vijën administrative dhe ta kalojnë atë nëse është e nevojshme.
Ai gjithashtu shton se një tjetër inkursion i policëve të armatosur tregon se KFOR-i nuk po e përmbush mandatin e tij sepse, siç thotë ai, nuk duhet të lejojë që një gjë e tillë të ndodhë./FolDrejt/