Një person e ka pësuar keq nga policia, me dënim me gjobë dhe konfiskim patent shoferi nën dyshimet se po drejtonte veturën nën ndikimin e alkoolit.
Siç njofton policia, rasti ka ndodhur me datën 6 dhjetor, gjatë një kontrolli të automjeteve në fshatin Topanicë të Kamenicës.
Në këtë pikë të kontrollit, policia ka hasur në një kundërvajtës, shtetas i Kosovës, i cili drejtonte mjetin e tij me tabela vendore.
Tutje bëhet e ditur se, gjatë kontrollit të dokumenteve është dyshuar se vozitësi mund të jetë nën ndikim të alkoolit dhe pasi i është bërë alkootesti është vërtetuar se ishte nën ndikim të alkoolit, 1.65 promila.
Nga ana e policisë ndaj vozitësit është shqiptuar gjoba 500 €, dhe ndalesa për 1 vit për drejtimin e mjetit./FolDrejt/