Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besiana Masmurati, njoftoi se ka qëndruar për vizitë në dy shkolla të Prishtinës.
Për këtë ajo reagoi përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Vizitova klasët 1-5 në SHFMU “Emin Duraku” Prishtinë dhe Shkolla Fillore Teuta Grashtice për të parë nga afër fillimin e vitit mësimor.
Entuziazëm e energji pozitive në çdo shkollë të Prishtinës. Nxënës të gatshëm për të zënë dituri të reja, e mësimdhënës të motivuar për të trasuar rrugën e dijes.
Por libra nuk kishte në shkolla. E pashë që në shkollën Emin Duraku mbi 80% e nxënësve të klasëve 1-5 nuk kishin blerë librat. Ndërsa në shkollën Teuta asnjë nxënës nuk ishte furnizuar me libra.
Deri më tash nga raportet e shkollave po e shohim që mungojnë tekstet shkollore. Shpresoj që furnizimi të kompletohet sa më shpejt që të mos humbet asnjë orë mësimore”, u shpreh e shqetësuar Masmurati.
Gjatë ditës së sotme ka pasur reagime të shumta në raport me çështjen e paisjes me libra për nxënësit, ku është shprehur shqetësimi në lidhje me furnizimit, mundësive që prindërit i kanë në raport me çmimet e librave dhe shumës së subvencionuar nga qeveria./FolDrejt/