Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s Audrey Azoulay mbërriti në Kiev për një vizitë, raporton Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
“Vizita e Drejtoreshës së Përgjithshëm të UNESCO-s në Ukrainë është një shenjë e madhe mbështetjeje për përpjekjet tona për të mbrojtur dhe rivendosur sferat e kulturës, arsimit, shkencës, rinisë, sportit dhe medias në Ukrainë. Këto çështje janë në axhendën e sotme”, ka postuar në Twitter zëvendësministrja e parë e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Emine Dzheppar.
Siç është raportuar, të hënën, më 3 prill, në Kiev mbërritën Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës Marija Pejçinoviq Buriq dhe Zëvendëskancelari i Gjermanisë – Ministri Federal për Çështjet Ekonomike dhe Mbrojtjen e Klimës Robert Habeck. /FolDrejt/