Në shkollën fillore “Skënderbeu” në Mitrovicë, sipas drejtorit Xhelal Tahiri, është i punësuar stafi që është pranuar pa konkurs paraprakisht.
Ai tha se tre mësimdhënës e një punëtor teknik vazhdojnë të punojnë që nga viti 2019. Për këtë rast shtoi se ka njoftuar edhe Inspektoratin e Punës në Mitrovicë, të cilët kanë kërkuar nga DKA-ja në vitin 2019 të prezantojë dokumentet mbi konkursin, mirëpo të njëjtit, sipas inspektoratit, nuk kanë prezantuar asnjë dëshmi. Kësisoj, sipas tyre, të punësuarit janë në kundërshtim me ligjin.
Mirëpo, sipas ish-drejtorit të arsimit në këtë komunë, Iset Beka, të gjitha punësimet kanë rrjedhur në formë të ligjshme.
Për rastin është njoftuar edhe prokuroria, të cilët i thanë Klanit se lënda është duke u shqyrtuar.