Drejtori i përgjithshëm kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë, priti në takim ambasadorin e Shqipërisë z. Qemal Minxhozi, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, ambasadori Minxhozi uroi drejtorin për pozitën si dhe rikonfirmoi bashkëpunimin dhe përkrahjen e ambasadës për Policinë e Kosovës.
“Drejtori i përgjithshëm e falënderoi ambasadorin për përkrahjen e deritanishme dhe theksoi se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në përmbushjen e objektivave të saj duke u angazhuar në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive ligjore në funksion të sigurisë së përgjithshme. Po ashtu shprehu gatishmërinë për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë.”, thuhet më tej në njoftimin e policisë./FolDrejt/