Drejtori i CIA-s, William J. Burns, informoi presidentin Volodymyr Zelensky mbi parashikimin e tij për planet e ardhshme ushtarake të Rusisë, raporton The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
“Drejtori Burns udhëtoi për në Kiev, ku u takua me homologët e inteligjencës ukrainase, si dhe presidentin Zelensky dhe përforcoi mbështetjen tonë të vazhdueshme për Ukrainën dhe mbrojtjen e saj kundër agresionit rus”, tha një zyrtar amerikan për Washington Post.
Gjatë vizitës së tij në fund të javës së kaluar, Burns u takua edhe me zyrtarët e inteligjencës të Ukrainës.
Sipas gazetës, ata të gjithë diskutuan se për sa kohë Ukraina mund të llogarisë në ndihmën e vazhdueshme nga ShBA dhe aleatët perëndimorë pasi republikanët fituan shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve.
Thuhet se Zelensky dhe zyrtarët e tij u larguan nga takimi i javës së kaluar me ndjenjën se mbështetja e ShBA për Ukrainën “mbetet e fortë”, tha Washington Post. /FolDrejt/