Drejtori i agjencisë amerikane të Inteligjencës, CIA, William Burns, një ish-ambasador i SHBA-së në Moskë, i cili e ka “studiuar” sjelljen e Vladimir Putinit për vite me radhë, thotë se presidenti rus është “i zemëruar dhe i frustruar” nga situata në Ukrainë dhe ka shumë gjasa të shtojë përpjekjet e tij për pushtimin e vendit.
“Mendoj që Putin tani është nervoz dhe i frustruar. Sigurisht qe do të dyfishojë forcën dhe të tentojë të thyejë ushtrinë ukrainase duke mos pasur parasysh fare civilët”, tha Burns duke folur në një takim në Kongresin amerikan. Ai i quajti veprimet e Putinit në dy javët e fundit “të paramenduara dhe të egra”./FolDrejt/