Drejtori i CIA-s, William Burns, tha se ekziston mundësia që Kina të dërgojë ndihmë të armatosur për Rusinë në luftën me Ukrainën.
“Ne jemi të sigurt se udhëheqja kineze po shqyrton sigurimin e Rusisë me pajisje vdekjeprurëse,” tha Burns për CBS News, përcjell Fol Drejt.
Ai theksoi se Kina nuk ka marrë ende një vendim për dërgimin e armëve në Rusi dhe shpjegoi se nga ka ardhur vendimi i administratës Biden për të dhënë këtë informacion inteligjent./FolDrejt/