Drejtori sportiv i Leipzig, Max Eberl, ka komentuar me shaka se si reagon ndaj ofertave që vijnë pas Kupës së Botës për futbollistin e tyre Josko Gvardiol.
Kombëtarja kroate luajti shkëlqyeshëm në Botërorin e përfunduar së fundmi dhe mediat raportojnë se klubi gjerman mund të fitojë 100 milionë euro nga shitja e tij.
Mirëpo, drejtori sportiv i klubit, Max Eberl, ka dhënë një përgjigje interesante i pyetur nga një gazetar nëse ka marrë oferta për Gvardiol.
“Ata të gjithë shkojnë në mesazhe të padëshiruara. Guardiol, ofertë, spam direkt. Kështu që nuk kam marrë ende asnjë email,” tha Eberl me shaka .
Gvardiol ka një kontratë me Leipzig deri në vitin 2026, por pyetja është se sa kohë lojtari i Bundesligës do t’i rezistojë ofertave të pasura nga klube si Chelsea dhe Real Madrid, të cilët thuhet se janë të interesuar për të./FolDrejt/