Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të mbështesë Turqinë pas tërmeteve që vranë më shumë se 50,000 njerëz, tha sot Drejtori i Përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Turqia po bën më të mirën, por mbështetja ndërkombëtare është ende e nevojshme për të ndihmuar viktimat e tërmetit”, tha Tedros, raportoi Reuters.
Në një konferencë për shtyp me ministrin turk të Shëndetësisë, Fahrettin Koca, në Antakia, një nga qytetet më të goditura, ai theksoi se është diskutuar edhe për gjendjen shëndetësore në kampet e përkohshme./FolDrejt/