Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës ka pritur në takim zyrtar kyeshefin ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës, shkruan Fol Drejt.
“Me datën 15.03.2023, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, u mbajt një takim zyrtar ndërmjet drejtorit të Përgjithshëm të PK-së z. Gazmend Hoxha dhe kryeshefit ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës z. Kushtrim Hodaj.”, shkruan në njoftimin e policisë në Facebook.
Tutje, në raport theksohet se gjatë këtij takimi drejtori i Përgjithshëm i PK-së ka pranuar urimet për emërimin e tij në pozitën e re, e poashtu është diskutuar për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërinstitucionale, me qëllim të arritjes së rezultateve sa më pozitive në interes të dy institucioneve. /FolDrejt/