Policia e Kosovës njoftoi se Drejtori i PK-së, Gazmend Hoxha ka takuar Ambasadorin e Turqisë,Tunç Angili, me të cilin kanë diskutuar avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, shkruan Fol Drejt.
“Sot, me datën 27 prill 2023, z. Gazmend Hoxha drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, priti në takim z.Tunç Angili, Ambasador i Turqisë në Kosovë, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.”, shkruan në njoftimin zyrtar.
Tutje aty thuhet se ky takim ishte i një karakteri njoftues dhe përgëzues për marrjen e detyrës së re nga Gazmend Hoxha si drejtor i PK-së. Gjatë takimit u diskutuan çështje të rëndësishme për PK-në dhe Ambasadën Turke, me qëllim të avancimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë. /FolDrejt/