Në ambientet e drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Kosovës, Ministri i Punëve të Brendshme z.Xhelal Sveçla së bashku me u.d.drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës z. Fehmi Hoti me bashkëpunëtor, priten në takim zyrtar Drejtorin e Policisë Federale Kufitare të Gjermanisë z. Dieter Romann, i cili po ashtu ishte i shoqëruar me stafin e tij, transmeton Fol Drejt.
Gjatë këtij takimi u diskutuan tema të ndryshme që ndërlidhen me fushën e sigurisë, e në veçanti vazhdimi i bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë Federale të Gjermanisë, në interes të sigurisë së përgjithshme.
Takimi rezultoi me falënderimin ndaj Policisë Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin, përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që shteti Gjerman ka bërë dhe po bënë ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës e në veçanti ndaj Policisë së Kosovës.
Delegacioni Gjerman i shoqëruar nga Ministri i MPB-së dhe menaxhmenti i PK-së, kanë vazhduar me vizitë zyrtare në pikën kufitare Merdare që gjindet në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, për të pa nga afër punën e zyrtarëve në menxhimin kufitar, luftën ndaj krimit trans kufitar dhe parandalimin e migrimit të parregullt.