Në mëngjesin e sotëm, Njësia e Reagimit të Shpejtë e policisë kufitare është sulmuar sërish, këtë herë me armë zjarri, në Zupçe të Zubin Potokut.
Sulmi i së martës është i gjashti me radhë ndaj njësiteve të policisë kufitare në veri të vendit.
Drejtori i Departamentit të Policisë Kufitare në Policinë e Kosovës, Ragip Bunjaku, tha Klan Kosova se policia do t’iu përgjigjet çdo herë me forcë proporcionale sulmeve që bëhen ndaj tyre.
“Policia e Kosovës, duke u bazuar në Ligjin mbi Policinë por edhe në rregulloret e brendshme, çdo herë do të përgjigjet me forcën proporcionale ndaj çdo sulmi ndaj tyre. Edhe kjo nuk e përjashton mundësinë e kundërpërgjigjes në mënyrë proporcionale ndaj sulmeve që po bëhen”.