Detaje të reja rreth sulmit ndaj Policisë së Kosovës janë dhënë edhe nga Drejtori i këtij institucioni, Samedin Mehmeti.
“Në sulmin e parë janë vendosur mbi 40 iriq në formë metalike për të penguar patrollat policore. Në sulmin e dytë policët janë sulmuar me gurë, sulmi i tretë ka ndodhur mbrëmë ku 30 fishekë ndaj policisë”, u shpreh Mehmeti, transmeton Fol Drejt.
Për sulmin në ditën e sotme Mehmeti tha:
“Ndërsa sot në mëngjes rreth orës 07:40 janë sulmuar drejtpërdrejt patrullat e policisë kufitare, sulmi është kryer me granatë dore dhe me armë zjarri e cila dyshohet të jetë e tipit AK-47, të dy veturat e policisë janë dëmtuar teksa falë gjindshmërisë së zyrtarëve policorë dhe automjeteve të blinduara fatmirësisht nuk kemi të lënduar”.
Ai po ashtu ka treguar pamjet nga sulmet teksa tek pamjet e një veture në xhamin e të cilës është gjuajtur dhe ka thënë se është gjuajtur për t’u lënduar dhe jo për të frikësuar policët./FolDrejt/