Sot, me datën 26 prill 2023, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, z. Gazmend Hoxha, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, priti në takim z. Ilir Murtezaj, Drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Gjatë këtij takimi z. Murtezaj uroi z. Hoxha për marrjen e detyrës së re si drejtor i PK-së, dhe njëkohësisht diskutuan çështje të rëndësishme për PK-në dhe ATK-në ku u zotuan për avancim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të të dyja palëve./FolDrejt/