Drejtori i policisë, Gazmend Hoxha, ka dhënë informacione në lidhje me armët e sekuestruara mbrëmë në Zveçan, transmeton Fol Drejt.
Hoxha ka treguar se pjesa dërrmuese e armëve janë prodhim i Serbisë, madje 15 prej tyre i takojnë vitit 2015.
Njëkohësisht, Hoxha ka treguar se dyshojnë që këto armë të të njëjtit lloj u përdorën edhe në sulmin ndaj KFOR-it, më 29 maj në Zveçan.
“Pjesa dërmuese e armatimeve janë prodhim i Serbisë, vlen të theksohet se 15 prej tyre nga viti 2021, ekziston dyshimi se lloji i njëjtë i granatave janë përdorur në sulmin ndaj KFOR-it më 29 maj, në Zveçan”, është shprehur Hoxha në një konferencë për media./FolDrejt/