Anësori shumë i vlerësuar i PSV Eindhoven, Cody Gakpo, është lidhur gjerësisht me një lëvizje te Manchester United muajt e fundit, por drejtori i klubit të tij ka përjashtuar çdo shitje gjatë afatit kalimtar të janarit.
Gakpo ishte shumë i kërkuar verën e kaluar, dhe ende një mori klubesh të mëdha të interesuara për të, duke nxitur spekulimet për të ardhmen e 23-vjeçarit në PSV. Drejtori i PSV-së, Marcel Brands, ka insistuar se ylli holandez nuk do të shitet në janar, por ka zbuluar se nëse vjen një ofertë e mirë, ai mund të largohet gjatë verës, transmeton Fol Drejt.
“Jo, kjo nuk është ndeshja e fundit e Cody Gakpo kundër Ajax-it”, tha Brands për ESPN . “Vitin e ardhshëm ai do të luajë edhe ndeshjen në Eindhoven kundër Ajax-it. Nëse do të jetë ndeshja e tij e fundit jashtë fushe me PSV kundër Ajax? Po, kjo është një mundësi.”/FolDrejt/