Në mëngjesin e së martës në Qendren Kryesore të Mjekëisë Familjare në Skenderaj janë sulmuar mjekët e kësaj qendre nga shoqëruesi i një pacienti.
Me këtë rast një nga mjekët ka marrë trauma psikike nga ky rast.
Kështu ka thënë në një intervistë në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Agron Mehmeti, drejtor i QKMF-së në Skenderaj.
“Punëtori i sigurimit ka provuar ta qetësojë situatën por fatkeqësisht, një nga infermierët tanë ka pësuar lëndime trupore dhe ka kërkuar trajtim në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, ndërsa sot i njëjti ka kërkuar ndihmë nga Shërbimi Psikiatrik në Qendren Klinike dhe Universitare për shkak të traumës psikike dhe ka filluar trajtimin psikik”.
Mehmeti ka treguar edhe momentin se kur ka filluar dhuna ndaj mjekëve të QKMF-së.
“Personi ka filluar të xhirojë me telefon dhe ekipa kujdestare ka kërkuar që të mos xhirojë me telefon gjatë kryerjes së shërbimit dhe aty filluar një tensionim i shoqëruesit të pacientit, ka filluar me sulm fizik. Janë njoftuar policia dhe janë marrë masat e duhura”.