Drejtori sportiv i Al Nasr, Marcelo Salazar, ka thënë sot se Cristiano Ronaldo është një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, por nuk ka dashur t’i përgjigjet pyetjes nëse kapiteni i kombëtares portugeze do të vazhdojë karrierën në klubin nga Arabia Saudite, transmeton “As” spanjolle”.
Ronaldo ka ndërprerë kontratën me Manchester United para fillimit të Kupës së Botës në Katar dhe aktualisht është në kërkim të një klubi ku do të vazhdojë karrierën e tij si lojtar.
Mediat botërore pohojnë se portugezi është në prag të kalimit te Al Nasr dhe thuhet se në këtë klub do të fitonte 200 milionë euro në sezon./FolDrejt/