Drejtori i Ansamblit Shtetëtor Shqiptar nga RMV Shkodran Tolaj pati një takim pune me disa nga doajenët dhe folkloristët e Malësisë së Tetovës: Jashar Sejdiun, Hajri Ismanin, Tahir Ismanin dhe Qerim Bislimin.
Gjatë këtij takimi u bisedua për këngën, vallen, veshjen, doket dhe zakonet e Malësisë së Tetovës dhe Pollogut në përgjithësi, përcjell Fol Drejt.
Drejtori Tolaj i faleminderoi për gadishmërinë e tyre në bashkëpunim dhe kërkoi nga secili mbështetje dhe përkushtim maksimal për realizimin e një projekti të madh që kësaj radhe do ti kushtohet Malësisë së Tetovës./FolDrejt/