Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë së Kosovës, ka organizuar dhurimin vullnetar të gjakut nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës, raporton Fol Drejt.
“Sot, më 14 qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Dhuruesve të Gjakut, Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë së Kosovës, ka organizuar dhurimin vullnetar të gjakut nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës (PK). Dhurimi i gjakut nga pjesëtarë të njësive speciale të PK-së, është realizuar sot në mes ditë në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Prishtinë.”, shkruan në komunikatën e policisë.
Policia e Kosovës theksoi se ashtu si edhe në të kaluarën i është përgjigjur iniciativës së shënimit të kësaj dite, duke dhuruar gjak, të bindur se dhurimi i gjakut është shembull human dhe mund të jetë edhe akt i shpëtimit të jetës.
“Policia do të vazhdojë, pos aktiviteteve për të siguruar dhe ruajtur rendin dhe qetësinë publike dhe funksionimin e sistemit shtetëror të vendit edhe me aktivitete tjera si ky i sotëm në të mirë të qytetarëve të vendit.”, shkruan tutje në njoftim. /FolDrejt/