Tri raste të aksidenteve të trafikut janë shënuar vetëm 24 orët e fundit në rajonin policor të Prizrenit, duke u shkaktuar lëndime trupore viktimave.
Të tri rastet kanë ndodhur ditën e djeshme, dy në Prizren e një rast në Suharekë, me ç’rast viktimat që kanë pësuar lëndime, sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, kanë pranuar tretmanin e duhur mjekësor, transmeton Fol Drejt.
Informacionet e plota për tri aksidentet sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës:
Fsh. Mushtisht, Suharekë (NN) 15.06.2022 – 10:30. Ka ndodhë një aksident trafiku me lëndime ku të përfshirë kanë qenë dy automjete civile me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesit e automjeteve si dhe një bashkudhëtar të cilët me autoambulancë janë dërguar në Spitalin Rajonal Prizren për të marrë tretman mjekësor. Rasti nën hetime.
Fsh. Lubizhdë, Prizren (NN) 15.06.2022 – 15:15. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore ka pësuar njëri nga ngasësit dhe pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.
Fsh. Reqan, Prizren (NN) 15.06.2022 – 14:28. Ka ndodhë një aksident trafiku ku ngasësi mashkull kosovar nga pakujdesia me veturën e tij ka goditur një këmbësore femër kosovare. Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi./FolDrejt/