Menaxhmenti i Policisë së Kosovës sot kanë vizituar familjen Jashari dhe kanë nderuar dëshmorët në Prekaz, shkruan Fol Drejt.
“Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, i shoqëruar nga menaxhmenti i lartë të PK-së, vizitën e parë jashtë Policisë së Kosovës e realizoi te varrezat e dëshmorëve në Prekaz.”, shkruan në njoftimin e policisë në Facebook.
Poashtu, menaxhmenti i PK-së kan bërë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Prekaz si dhe kanë vizituar familjen e komandantit legjendar Adem Jashari, ku janë pritur nga kryefamiljari Rifat Jashari. /FolDrejt/