Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të mitur në fshatin fshatin Poklek të Drenasit nën akuzën për vrasje në tentativë, shkruan Fol Drejt.
“Prishtinë, 16 mars 2023 ~ Sot rreth orës 08:00, është pranuar informata se në afërsi të shkollës së mesme në fshatin Poklek të komunës së Drenasit ka ndodhur një rrahje mes nxënësish. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes me ç’ rast pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme operativo-policore ka identifikuar tre të dyshuar, dy nga të cilët janë arrestuar ndërkaq i treti është ende në arrati.”, shkruan në njoftimin e policisë në Facebook.
Policia shtoi se ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze në drejtim të veprave penale” Vrasje në tentativë” si dhe” Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, në përputhje me aktvendimin e nxjerrë nga prokurori i shtetit të dyshuarit;
– L. Q, mashkull, i mitur,16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe
– L. Q, mashkull, i mitur,16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, janë dërguar në mbajtje prej 24 orësh për procedura të mëtejshme, përderisa viktimave u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor. /FolDrejt/