Një grua është gjetur e vdekur në Drenas.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, duke shtuar se vdekja u konstatua nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.
“Gllogoc. Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante policore”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, trupi është dërguar në Institutin Mjeko-ligjor për obduksion.