Një rast grabitjeje ka ndodhur në komunën e Drenasit, me ç’rast një punëtori në pompën e derivative i janë grabitur një shumë parash.
Rasti ka ndodhur gjegjësisht në Komoran, në orët e hershme të mëngjesit të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Më gjerësisht në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima ishte duke punuar në pompë derivatesh, kur dy persona të panjohur, të pajisur me armë AK-47, i kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Për rastin është njoftuar edhe prokurori, dhe njësitet përkatëse të policisë kanë nisur hetimet./FolDrejt/