Një rast i vrasjes në tentativë është raportuar se ka ndodhur në komunën e Drenasit.
Siç njofton policia, rasti ka ndodhur me datën 20 dhjetor, pas mesnatës, rreth orës 00:20,transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, raportohet se një person i panjohur kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture e cila ishte e parkuar dhe brenda në veturë kishte njerëz.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 (gjashtë) gëzhoja te armës dhe një predhë.
Është identifikuar njëri nga të dyshuarit i cili është intervistuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante./FolDrejt/