Rasti i fundit, sipas raportit 24 orësh të policisë, ka ndodhur në Drenas, transmeton Fol Drejt.
Këto janë detajet e raportit:
Gllogoc, 09.01.2022 – 00:19. Njësitë policore nën dyshimin se është duke bërë kontrabandë me mallra kanë ndaluar automjetin me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar. Në automjet i dyshuari kishte të ngarkuara pajisje për prodhimin e kriptovalutave si: 116 kartela grafike, 17 pllaka me procesor, 50 siguresa të energjisë elektrike, 21 USB dhe 2 procesorë të përdorur. Vetura me të gjitha pajisjet është sekuestruar dhe me trajtimin e rastit vazhdon Dogana e Kosovës” – thuhet në raport.
Po ashtu bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent./FolDrejt/