Një person është arrestuar pas sulmit fizik dhe dëmit material ndaj një personi tjetër, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në komunën e Drenasit, mbrëmë, rreth orës 19:00.
Raporti 24 orësh raporton se arrestimi i të dyshuarit është bërë meqë i njëjti dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë viktimën mashkull kosovar i cili si pasojë ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Përveç lëndimit i dyshuari kishte gjuajtur dhe dëmtuar xhamin e traktorit të viktimës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.