Një rast i cilësuar si “Armëmbajtje pa leje” ka ndodhur në Drenas.
Palët janë intervistuar e më pas janë liruar në procedurë të rregullt, transmeton Fol Drejt.
“Gjatë kontrollit të tre të dyshuarëve meshkuj kosovarë, të cilët ishin në automjet, u janë gjetur dhe konfiskuar 46 fishekë, një thikë dhe një sasi substancë e dyshuar narkotike. Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej tyre është gjetur një pistoletë pa fishekë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt..