Një person ka humbur jetën gjatë ditës së djeshme në Drenas.
Rasti u raportua gjatë mbrëmjes, përkatësisht në orën 20:10, përcjell Fol Drejt.
“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile. Si pasojë e aksidentit njëri nga drejtuesit mashkull kosovar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa drejtuesi i veturës tjetër mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor”, njofton policia në raportin 24 orësh.
Rasti është duke u hetuar./FolDrejt/