Këshilli i Qytetit të Dresdenit ka shpërndarë një fotografi të (neo)nazistëve duke pyetur retorikisht nëse qyteti duhet të shpallë “gjendjen e jashtëzakonshme për shkakun e nazistëve?”
Të mërkurën në mbrëmje shumica e Këshillit të Qytetit argumentoi se qyteti gjithmonë e më tepër përfaqësohet nga forca “antidemokratike, antipluraliste, antinjerëzore dhe me bindje të ekstremit të djathtë, si dhe njerëz që janë të gatshëm të shkojnë deri te dhuna”.
Dresdeni prej kohësh akuzohet si qendra e neonazistëve gjermanë, kur edhe Lëvizja kundër të huajve Pegida u formua përherë të parë në këtë qytet./Foldrejt.com