Një tërmet i shkallës 6.4 ka goditur para pak çastesh Kaliforninë Jugore, rreth 200 kilometra larg Los Angelos-it, shkruan US Geological Survey, përcjell foldrejt.com. Menjëherë më pas kandër ndodhur edhe katër goditje tjera të përmasës 4.7, 3.5, 3.8 dhe 4.2.
Dridhja është ndjerë edhe në kryeqytetin Los Angelos, ku rrokaqiejt u lëkundën për disa sekonda.
Gjenerali kryesor i Hampton Inn, Diane Ruggiero, tregon për CNN se disa hotele janë dëmtuar rëndë. Në anën tjetër nga aeroporti i Los Angelosit bëhet me dije se nuk është dëmtuar aspak.
Ky është tërmeti më i madh në Kaliforni pas atij në 1994, që ishte i shkallës 6.6 Rihter. Atëkohë i vranë dhjetëra civilë dhe solli dëme prej miliarda dollarësh. Vetëm se ky tërmet ndodhi në qendër të Los Angelosit, kurse sot epiqendra e saj ishte mjaft larg./Foldrejt.com