Një tërmet me fuqi 6,4 ballë u regjistrua në orët natës në Mesdhe, në brigjet e Ishullit të Qipros, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas informacionit në faqen e internetit të Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti 6,4 ballë u shënua në 04.07 në pjesën jug-perëndimore të Ishullit të Qipros në Mesdhe.
Gjithashtu theksohet se epiqendra e tërmetit me thellësi 5,06 km nga sipërfaqja e detit ka qenë në një distancë rreth 134 kam nga rajoni Anamur i qytetit Mersin të Turqisë.
Në median sociale u theksua se krahas Ishullit të Qipros, tërmeti është ndierë edhe në qytetet turke Antalya, Mersin, Hatay, Adana, Isparta, Burdur dhe Konya.