Fol Drejt
E hënë, 2 Qershor, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home INTERVISTA

Dritan Abazoviç: Nuk ka arsye për shqetësim në rajon

5 vjet më parë
in INTERVISTA, LAJME, TË FUNDIT
Koha e leximit: 7 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Dritan Abazoviç, kryetar i grupimit URA dhe lider i koalicionit „E Zeza mbi të Bardhë“ thotë për DW se nuk do të ketë ndryshime në politikën e jashtme malazeze.

DW: Zoti Abazoviç, si e shihni rezultatin e zgjedhjeve në Mal të Zi? A është kjo fitore e demokracisë, apo kthim djathtas, në drejtim të largimit nga BE dhe NATO?

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Dritan Abazoviç: Në Malin e Zi ka ndodhur një tronditje tektonike, diçka që për shumë vite dhe për shumë breza ka qenë e pabesueshme. Ne jemi vendi i parë në Evropë, që deri dje nuk ka pasur ndërrim demokratik të pushtetit. Kjo ndodhi në këto zgjedhje dhe është diçka, që sipas mendimit tim modest, është shumë pozitive. Çfarë do të ndodhë më tej me formimin e qeverisë së re dhe shumicës së re, mbetet të shihet.

Në duart tuaja, siç vlerësojnë mediat në rajon, është fati i Malit të Zi…

Ne besuam se mund të ishim game changer, dhe u bëmë. Përmbysëm regjimin e Milo Gjukanoviçit, që ka qenë i paprekshëm për 30 vjet. Lukashenko i Ballkanit është rrëzuar dhe ky është një fakt shumë i rëndësishëm. Kjo nuk do të thotë që vendi nuk ndodhet para sfidave të mëdha, por përsa i përket koalicionit tonë dhe asaj që kemi thënë në fushatën zgjedhore, Mali i Zi mund tö jetë shumë i qetë, sepse politika jonë është me orientim proevropian, qytetare dhe me synimin që vlerat evropiane të inkorporohen krejtësisht në shoqërinë tonë.

A është e mundur të arrihet kjo me opozitën, në të cilën ka edhe parti pro ruse?

Unë mendoj se tezat që shtrohen në lidhje me opozitën pro ruse dhe pro serbe janë të gabuara. Jo se nuk ekzistojnë parti të tilla apo sepse parti të tilla nuk kanë marrë një numër i konsiderueshëm mandatesh. Ne duhet të formojmë një qeveri civile. Këtu nuk ka fituar asnjë shumicë proserbe. Shumica dërrmuese e qytetarëve të Malit të Zi, pavarësisht nga mandati, mezi ç’i pret ndryshimet.

Lëvizja juaj qytetare URA, e thënë më mirë koalicioni „E Zeza mbi të Bardhë” lideri së cilës ju jeni, është si vendimtare kur vjen fjala për krijimin e qeverisë. Do t‘i bashkangjiteni opozitës malazeze, e cila është heterogjene dhe në të cilën gjenden edhe forca pro ruse?

Ne gjithë jetën tonë politike ia kemi kushtuar luftës kundër regjimit të Gjukanoviçit. Kjo është njëra. Tjetra: Nuk do të anojmë as nga opozita proserbe, por do të kërkojmë partneritete mbi ato baza, që i kemi përcaktuar para zgjedhjeve. Ne kemi kërkuar, që të formohet një qeveri ekspertësh dhe kolegët e opozitës e kanë pranuar këtë. Në një qeveri me ekspertë nuk duhet të ketë politikanë. E nuk do të ketë politikanë. Kështu që nuk ka ndryshim të kursit të politikës së jashtme të Malit të Zi, as të detyrimeve ndërkombëtare të marra përsipër. Ne duhet të punojmë së bashku për promovimin e agjendës evropiane dhe të atyre parimeve, që u premtuam qytetarëve në aktivitetet parazgjedhore.

Montenegro Dritan Abazovic zu Besuch in dem Ort Pljevlja (URA)Dritan Abazoviç gjatë fushatës zgjedhore

Ju keni nënshkruar një dokument me katër pika me udhëheqësit e opozitës, në të cilin u ra dakord që Mali i Zi mbetet në rrugën e BE-së, mbetet në NATO, që nuk ka tërheqje të njohjes së Kosovës dhe që pakicat do të ruajnë të drejtat e tyre. Çfarë garancish, keni që kjo do të respektohet?

Ne jemi garancia e mbrojtjes së Malit të Zi. Ne jemi garancia për promovimin e vlerave qytetare. Ne jemi garancia se nuk do të ketë ndryshim të kursit të politikës së jashtme – për sa kohë të varet nga ne. Dhe nëse dikush tjetër mund ta bëjë shumicën dhe dëshiron ta bëjë – e gezoftë!

Një gazetar i gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” pyeste: “A mund të formojnë një koalicion anëtarët e opozitës të përbërë nga të gjelbrit dhe liberalët, reformistët pro-evropianë dhe pakica shqiptare, putinistët, nacionalistët dhe priftërinjtë serbë, mbështetësit e BE-së dhe simpatizantët e Trampit?” Çfarë ju bashkon apo ju lidh me opozitën heterogjene malazeze, përveç rrëzimit të Gjukanoviçit?

Në këtë moment, vetëm përmbysja e Gjukanoviçit dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Të gjitha opsionet i përkushtohen integrimit evropian dhe ky është koncepti. Përmes qeverisë së ekspertëve, ne kemi gjetur një model, që duhet të jetë tranzitor dhe të mundësojë që për dy apo katër vjet të organizohen zgjedhje të lira dhe pas kësaj të krijohet një qeveri, ku të jenë parti të ngjashme ideologjikisht. Mendoj se çdo njëri në Mal të Zi e kupton këtë dhe shpresoj që secili në BE, që ndjek pak politikën, do ta kuptojë.

Të hënën ju vizituat Pljevljen, ku pati incidente nacionaliste kundër boshnjakëve. Disa prej tyre thanë se i kanë përjetuar ato si një kthim në vitet 1990. Si është situata atje?

Situata nuk është aq e mirë, por shpresoj se do të stabilizohet. Jam lutur dhe këtë e kanë bërë edhe kolegë të tjerë, që askush të mos festojë më në rrugë dhe të shmangim të gjitha provokimet, sepse provokimet u përshtaten të gjithëve që duan të ruajnë status quo-në. Ajo që lexuesit tuaj duhet të dinë, është se policia malazeze, e cila nuk reagon, është pjesërisht fajtore për gjithçka që ndodhi në Pljevlja. Kur isha atje, takova 50 inspektorë të policisë dhe nuk është e mundur që askush të mos identifikojë dot asnjë sulmues, qoftë ndaj pronës, apo të sulmeve fizike ndaj disa qytetarëve të nacionalitetit boshnjak në Pljevlja. Unë u bëj thirrje autoriteteve shtetërore të Malit të Zi, i bëj thirrje drejtorit të policisë, që të gjithë autorët, edhe nëse ata vijnë nga radhët e tyre, t’i sanksionojnë sa më parë.

Montenegro Dritan Abazovic zu Besuch in dem Ort Pljevlja (URA)Gjatë vizitës në Pljevlje, ku pati incidente nacionaliste kundër boshnjakëve.

A kanë ndonjë lidhje sulmet ndaj boshnjakëve me vendimin e përfaqësuesve të tyre politikë për të mos u bashkuar me bllokun e opozitës?

Ata janë të ftuar të hyjnë. Shumë herë kam thënë se do të doja dhe se është plotësisht e natyrshme dhe e pritshme, që partitë e pakicave të jenë pjesë e shumicës së re. Nga ana jonë ata e kanë të shtrirë dorën për të qenë pjesë e qeverisë së ekspertëve.

Pse e refuzojnë?

Nuk e di. Nuk mund të përgjigjem.Kjo nuk është pyetje për mua. Por e di, përse liderët e tyre do të refuzonin.

Përse?

Sepse ata kanë qenë pjesë e rrjetit të korrupsionit, që ka vendosur Gjukanoviçi. E ndoshta me porosi të tij nuk mund të vijnë kështu në qeveri. Por mendoj se nesër, kur të jetë i qartë krijimi i shumicës së re, do të vrapojnë për të hyrë.

A përbëjnë këto sulme, apo edhe trazirat në Podgoricë, kërcënim për paqen dhe stabiltetin në Mal të Zi?

Ne kurrë nuk e kemi ndërruar pushtetin në historinë tonë. Dhe nëse dikush ka menduar se kjo do të ndodhte me trëndafila, fanfara dhe lule, unë mendoj se është gabuar shumë. Por njerëzit duhet të dinë se shumë emocione negative janë grumbulluar në anën tjetër për 30 vjet, që shumë njerëz janë ndjerë të diskriminuar. Ne nuk jemi një vend me ndonjë traditë të madhe demokratike, që të na befasojnë këto gjëra. Ne jemi një vend ballkanik, gjysmë privat, që e kanë robëruar disa familje përreth zotit Gjukanoviç dhe tani duhet të bëjmë atë hapin e parë dhe më të vogël drejt demokracisë. Më e rëndësishmja është që rrota e demokracisë është vënë në lëvizje dhe se URA dhe koalicioni „E Zeza mbi të Bardhë” kanë mundësuar që t’u kthehet sovraniteti qytetarëve.

Në media janë shfaqur edhe skenarë të zinj, ku thuhet se këtu nuk është çështja te luftimi i korrupsionit por te përpjekja, që Malit të Zi t’i hiqet shtetësia dhe të kthehet në një Vojvodinë të re, apo në rastin më të mirë në një entitet, siç është Republika Serbe në Bosnjë Hervegovinë. A ekziston një rrezik i tillë apo është një ekzagjerim?

Në Ballkan ekziston rreziku i gjithçkaje. Por nuk i pranoj skenarët fatalistë, sikur në Mal të Zi të ketë ndodhur kataklizma. Dëshiroj të besoj në një të ardhme më të mirë. Kemi paraqitur listën që ishte spektakolare, që ofronte njerëz të rinj, njerëz të nderuar dhe kemi marrë mbështetje për ndryshime. Asnjë fatalizëm dhe pesimizëm nuk duhet të ushqejmë, përkundrazi të gjithë duhet të jemi optimistë. Le të ndodhin ndryshime edhe në vendet e tjera. Dhe njerëzit që merakosen dhe dëshirojnë të paraqesin disa skenarë negativë, duan t’i paraqesin ato vetëm me dëshirën, që këtu të mos ndryshojë asgjë dhe që korrupsioni dhe krimi i organizuar të vazhdojnë të lulëzojnë.

Megjithatë, vendet në rajon dhe disa politikanë nuk e fshehin shqetësimin e tyre. Anëtari i Presidencës së Bosnjë- Hercegovinës Zeljko Komsiç tha se incidentet në Mal të Zi janë një paralajmërim edhe për Bosnjë- Hercegovinën, sepse forcat pro-ruse po përpiqen të destabilizojnë institucionet shtetërore edhe atje? Çfarë thoni për këtë?

Unë them, se për çdo gjë që varet nga ne, mund të rrini të qetë. Kam biseduar me një pjesë të politikanëve rajonalë. Këtu është vetëm pak shokuese, që Gjukanoviçi ka rënë nga pushteti dhe se askush nuk ka besuar se mund ta mundë atë. Dhe kur njerëzit pas dy ose tre ditësh ta kenë kuptuar dhe kur pas njö jave pasionet të bien, mendoj se gjithçka do të rregullohet. Të gjithë në rajon, dhe ky është mesazhi im, kanë nevojë për elita të reja politike. Kemi nevojë për njerëz, që nuk janë robër të viteve 1990. Kemi nevojë për njerëz që mund të sjellin freski dhe energji, të cilët nuk janë të ngarkuar nga e kaluara dhe mund ta realizojnë pajtimin mbi baza të shëndosha. Sa i përket koalicionit që unë përfaqësoj, do të jetë kështu dhe nuk ka asnjë arsye për shqetësim, as në Bosnjë Hervegovinë, as në Serbi, as në Kosovë, as në Shqipëri dhe as në Kroaci.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Izraeli njeh pavarësinë e Kosovës, Serbia njeh Jeruzalemin si….

Lajmi tjetër

Pas Clinton, Trump do vizitojë Kosovën

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM