Fol Drejt
E premte, 16 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME BOTA

Drogat e ushtarëve, armë e re në fushëbetejë

6 vjet më parë
in BOTA, LAJME, POLITIKË, TË FUNDIT
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Armët jokonvencionale kimike të zhvilluara gjatë gjithë historisë, kanë ngjallur gjithmonë interesin për kërkime, si dhe shqetësimin e kujtdo që ka folur për efektin e tyre të pakontrollueshëm dhe vdekjeprurës.

Njohur kryesisht nën aspektin e “gazeve toksike”, përdorur gjerësisht gjatë Luftës së Madhe dhe në fushatën e Etiopisë (Ipriti, i njohur si gaz mustard), kohët e fundit në qendër të shumë ngjarjeve në Lindjen e Mesme (gazeve nervore të tilla si sarin / VX), ata janë bërë më të famshëm se sa armët psikokimike, që CIA dhe agjencitë e tjera qeveritare perëndimore kanë eksperimentuar gjatë viteve pesëdhjetë dhe gjashtëdhjetë: me qëllim dobësimin e forcave të armikut përmes substancave psikotrope, që u shkaktojnë iluzione ose haluçinacione, e si pasojë, edhe paaftësi reaguese.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Një nga dëshmitë më të rëndësishme të garës për “luftën psikokimike” është dokumentacioni i eksperimentit të quajtur “Moneybags Trial”: kur në Porton, në nëntor të vitit 1964 forcat e armatosura britanike eksperimentuan me haluçinogjenin LSD-25 si armë “jo-vdekjeprurëse” për të eleminuar armikun.

Ata që testuan efektet e LSD, shkurtimi i përbërjes së njohur si substanca psikedelike Lysergsäurediethylamid (sintetizuar nga shkencëtari zviceran Albert Hofmann në vitin 1938), ishin vullnetarët e Komandos 41 të Marinës Mbretërore – njësi elite e marinsave të Marinës Mbretërore – nën mbikëqyrjen e Lt. Col. RP Carter.

Droga u hodh në ujin e të gjithë anëtarëve të komandos përpara një stërvitje normale në terren, e cila ishte kryer edhe një ditë më herët, por pa marrë ndonjë substancë.

Vetëm 40 minuta pasi stërvitja filloi në ditën e dytë, haluçinogjeni nisi të shfaqë efekte të dukshme tek marinsat, të cilët duke patur qëllim për të ndjekur të njëjtat urdhrat si një ditë më parë, u shfaqën gjithnjë e më të relaksuar, deri sa gradualisht humbën efikasitetin, duke ngadalësuar lëvizjet gjatë manovrave.

Disa dhjetëra minuta më pas erdhën rastet e para të “pamundësisë për të vazhduar”: disa ulën armët dhe shfaqën humbje kontakti me realitetin, si dhe pamundësi për të vepruar. Formacioni i dërguar në një zonë të pyllëzuar me urdhëra për të mbajtur kontakte me radio, shfaqi vështirësi, nganjëherë pamundësi totale, për të komunikuar me komandën.

Disa ushtarë që ndienin efektet e LSD filluan të qeshin në mënyrë histerike, humbën ekuilibrin duke kërkuar pushim, duke u mbështetur në pemë. Një marins u ngjit në një pemë, pa mundur të tregojë arsyen, një tjetër u përpoq që të presë një trung me bajonetë. Të gjithë anëtarët e komandos shfaqën humbje kontrolli.

Eksperimenti tregoi me sukses se, ndotja me substanca psikedelike e rezervave të ujit të një garnizoni, ose lëshimi në ajër i një substance me veti ekuivalente, mund të bëjë që njësi të tëra të armikut të humbasin aftësinë për të reaguar.

Eksperimente të ngjashme, të bëra edhe më parë në Shtetet e Bashkuara, u vendosën në qendër të kërkimeve të CIA-s për të kryer marrjet në pyetje të spiunëve, dhe për të arritur kontrollin mbi mendjen e individëve të përzgjedhur në programin MKULTRA.

Për shkak të efekteve të tyre të përcaktuara si të “pakontrollueshme” në fushën e betejës, dhe polemikave që shpërthyen, të gjitha studimet dhe eksperimentet me armë psikokimike u ndaluan zyrtarisht në vitin 1973.

Përdorimi “operativ” i drogave të tjera gjatë konflikteve

Është e ditur se gjatë Luftës së Dytë Botërore, studimet mbi substancat stimuluese shtynë disa vende që të blinin sasi të mëdha amfetamine dhe matanfetamine (si pervertinë dhe benzedrinë), që u jepeshin ushtarëve për të rritur reagueshmërinë e tyre në fushën e betejës dhe “rivendosur kufijtë e rezistencës njerëzore” – sipas asaj që është thënë në lidhje me me D-IX: drogë eksperimentale që përmbante një përzierje të oksikodonit, kokainës dhe metamfetaminës, testuar në ekipet e nëndetëseve gjermane.

Pervertina, një drogë me bazë amfetamine e përmendur disa herë në korrespondencën private të laureatit të ardhshëm të çmimit Nobel, Heinrich Boll, arriti konsumin e frikshëm prej 35 milion pako të shpërndara në mesin e forcave të armatosura gjermane, nga 1940 deri në 1945.

Siç është raportuar nga The Guardian (2004) do të duket se Ministria e Mbrojtjes britanike ka vazhduar të jetë e interesuar në stimulantët, për ushtarët e vet, duke blerë 24.000 pilula Provigil: një drogë e përdorur në pacientët me çrregullime të gjumit të ditës, që mund të ketë qenë përdorur për pilotët dhe operatorët e forcave speciale, për të kufizuar orët e tyre të pushimit.

Përdorimi operativ “i paligjshëm”

Për të rritur performancën e tyre fizike, siç ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore në Luftvaffen gjermane, pilotët e Forcave Ajrore të SHBA të angazhuar në Lindjen e Mesme merrnin “ndoshta” narkotikë / stimulantë gjatë misioneve të tyre. Kjo “traditë” do të ekspozohej gjatë hetimit të incidentit të Tarnak farm, që ndodhi në afërsi të Kandaharit në Afganistan në vitin 2002. Një pilot amerikan avioni F-16 kishte dalë pozitiv për amfetaminë (Go-pills) pasi kishte hapur zjarr mbi një pozicion anti-ajror pushtuar nga ushtarët kanadezë, duke vrarë katër njerëz dhe plagosur tetë të tjerë.

Varësia nga droga në luftë

Gjatë Luftës së Vietnamit, në zonën e Azisë Juglindore, ku fermerët rrisnin lulëkuqe opiumi (bima nga e cila merret morfina), lehtësia e gjetjes së heroinës (diacetilmorfinë) çoi në varësinë e 20% të efektivëve, që shërbyen në konflikt mes viteve 1965 dhe 1977. Një përqindje më e madhe abuzimesh të pavërtetuara ishin ata me droga për qëllime rekreative gjatë qëndrimit në front.

Konsumi dhe abuzimi me heroinën do të përsëritej në ushtrinë amerikane gjatë pushtimit të Afganistanit në vitin 2001. Në Afganistan, prodhuesi i 90% të hashashit në botë, ushtarët amerikanë mund të gjenin dozën e përditshme për më pak se një dollar, duke e bërë heroinën mjetin për shfryrjen e stresit të akumuluar në aksion – edhe pse nuk ka qenë e mundur, dhe ende nuk është, për të dokumentuar përqindjen e ushtarakëve që përdornin dhe përdorin ende drogë, në teatrin e Lindjes së Mesme.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Nobelisti spanjoll, miku i shqiptarëve: Populli që nuk lexon, manipulohet lehtë

Lajmi tjetër

93-vjeçari që nuk e braktisi kurrë besimin: Si falesha tek Pallati i Brigadave në kohën e komunizmit

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM