Qeveria turke bëri me dije se së shpejti do fillojë mësymja tokësore në Sirinë veriore ku do krijohet një zonë neutrale dhe të mundësojë kthimin e refugjatëve sirianë, shkruan foldrejt.com. Tashmë bëhet e ditur se ushtria turke ka lëshuar dronë që patrullojnë dhe analizojnë caqet në këto zona. Zyrtarisht nuk bëhet e ditur kur do fillojë sulmi, por kufiri është i stërmbushur me ushtarë turq.
Edhe SHBA e mbështeti Turqinë për të sulmuar veriun e Sirisë dhe për të luftuar kurdët komunistë të PKK./Foldrejt.com