Këngëtarja shqiptare me famë botërore iu është bashkuar figurave publike që kanë bërë thirrje për vetëdijesimin rreth virusit vdekjeprurës, koronavirus.
23 vjeçarja përmes një mesazhi në Instagram ka thënë që askush nuk duhet të diskriminohet, e kjo nuk duhet të ndodhë as me refugjatët.
Artistja theksoj faktin se refugjatët jetojnë në vende me trauma dhe shërbime të limituara të shëndetit.
Dua gjithashtu ka ndarë me ndjekësit në Instagram këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth asaj se si të mbrohemi nga koronavirusi.
“Koronavirusi nuk diskriminon dhe nuk duhet as ne. Refugjatët janë disa prej personave më të prekshëm në planet, shpesh jetojnë në vende me turma me shërbime të limituara të shëndetit. Kur ngritët paniku, të gjithë njerëzit janë në lëvizje, përfshirë refugjatët mund të jenë veçanërisht objektiv. Agjencitë e Kombeve të Bashkuara po bëjnë punë të mrekullueshme në terren dhe në planifikimin ndërkombëtar. Ju mund të ndihmoni duke dhuruar në UNHCR, apel emergjent për t’i mbrojtur refugjatët dhe komunitetet nikoqire nga COVID-19”, shkruan Dua në postimin e saj.