Artistja e mirënjohur shqiptare, Dua Lipa, ka paralajmëruar se albumi saj i ardhshëm do të publikohet me 3 prill të këtij viti.
I titulluar “Future Nostalgia”, albumi do t’i shokojë fansat me tekstet mbi jetën e saj sensuale, shkruan The Sun.
Në këngën “Good in Bed”, ajo ka përshkruar për gjërat që i pëlqenin një çifti, se si do t’i dedikohet atij tërë natën, që i bie kryesisht përshkrime erotike. Sipas tabloidit britanik, kjo këngë është dedikim për ish-të dashurin e saj, Isaac Carew.
Përpara se ta publikojë albumin e dytë të saj, Dua Lipa ka pozuar për numrin më të ri të revistës prestigjioze ‘Vogue’ në Australi.
“Future Nostalgia” vjen pothuajse tre vjet pas debutimit të saj dhe sigurisht që do të jetë një nga albumet më të mëdha të vitit.