Young e ka të qartë tashmë të ardhmen.
Ashley Young ka shprehur dëshirën për të vazhduar aventurën me Interin edhe pas skadimit të marrëveshjes në qershor, thotë se ka rënë në dashuri me Italinë.
Young u transferua befasisht nga United te Interi për 1,28 milionë funte në formë huazimi, dhe nënshkroi kontratë gjashtëmujore.
Sido që të jetë, Young shpreson që marrëveshja të bëhet e përhershme, pasi 34-vjecari s’dëshiron të kthehet në klubin ku luajti për tetë sezone e gjysmë pasi nuk preferohet nga Ole Gunnar Solskjaer.
“E dua Italinë, e dua Milanin, dashurinë e tifozëve”, tha ai për Corriere Della Sera.
“Dua të qëndroj dhe të fitoj. Po e mësoj gjuhën, njerëzit janë shumë pasionant”.
“Kur Conte më telefonoj menjëherë ndjeva pasionin, që ai transmetoi te unë dhe thash ‘dua të shkoj, duke të jem pjesë e diçka të bukur’”, deklaroi mes tjerash Young.