Robert Lewandowski po jeton ditët e para intensive si lojtar i Barcelonës. Polaku është shprehur i lumtur, siç ka treguar të enjten gjatë prezantimit të tij, dhe shpreson të rikthejë gëzimin te tifozët.
Sulmuesi është një nga lojtarët të cilët do të spikaten në El Clasicon miqësore kundër Real Madrid, e cila dot ë luhet në orët e para të mëngjesit të së dielës.
“Dua t’u jap shumë gëzim tifozëve të Barcelonës. Dua t’i bëj ata aq të lumtur sa kanë qenë dikur, apo edhe më të lumtur, sepse ata e mbështësin skuadrën pavarësisht nëse po shkon mira apo jo”, tha ai për “Barça Tv”.
“Tifozët janë gjithmonë aty, ata gjithmonë përpiqen të mbështesin ekipin. Këtë sezon ne dot ë përpiqemi t’u japim tifozëve sa më shumë gëzim. E di që ky projekt ka një të ardhme shumë të mirë, edhe pse vitet e fundit ishin të vështira. Kur më kontaktuan, nuk e mendova dy herë sepse e dija se ishte koha e duhur.
Unë jam këtu për të dhënë më të mirën time dhe për të ndihmuar ekipin të jetë në krye”, është shprehur bomberi polak./abcnews.al/