Bruksel para darkës formale që do ta kenë me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor.
Ajo që bie në sy nga fotografitë e postuara është se Rama dhe Vuçiq kanë pasur një duarshtrëngim shumë të ngrohtë, njofton Klankosova.tv.
Nga fotografitë që deri tash kanë dalë në publik shihet se kryeministri shqiptar, pos Vuçiqit, ka takuar edhe anëtarin e presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik, me të cilin po ashtu ka shtrënguar duart – por nuk duket të jetë mënyra e njëjtë si e ka bërë me presidentin serb.
Në ndërkohë nuk është publikuar asnjë fotografi që tregon se Rama e ka takuar zëvendëskryeministren e Kosovës, Donika Gërvalla, e cila po e përfaqëson Kosovën në këtë darkë pune në Bruksel.
Përfaqësuesit e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor paraprakisht kanë pasur takime bilaterale me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, i cili i ka mbledhur në Bruksel për një darkë joformale.
Kosova në këtë darkë po përfaqësohet nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pasi presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë në vizitë në ShBA.