Lani duart!
Kjo ka qenë ndër thirrjet më të shpeshta nga IKSHPK si masë preventive për të parandaluar infektimin nga koronavirusi.
E, kjo thirrje mbase u bë e pashlyeshme në shprehitë e shoqërisë kosovare.
Mirëpo me ose pa pandemi, profesionistët shëndetësorë thonë se mungesa e higjienës së duarve mund të sjellë pasoja në shëndet.
Ndaj duart e pastra janë preventivë e mirë ndaj sëmundjeve
Ndryshe 5 maji njihet si Dita Botërore e Higjienës së Duarve.