Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Duda Balje, ka bërë një reagim rreth ndryshimit të Kodit Civil rreth lejimit të martesave të gjinisë së njëjtë.
Deputetja thotë se nuk del kundër fesë, principeve e vlerave familjare me të cilat është rritur, andaj kjo është arsyeja që do të votojë ajo kundër, njofton FolDrejt.
“Unë si deputete nuk mund të dal kundër fesë të cilës i përkas, principeve në të cilat jetoj e as kundër vlerave familjare me të cilat jam rritur. Prandaj, vota ime do të jetë KUNDËR. Kundër, sepse nuk përket me kulturën, traditën në të cilën kemi jetuar dhe jetojmë”, ka thënë ajo.
Ky është postimi i plotë të cilin e ka bërë ajo në profilin e saj në Facebook: