Turqia dhe Italia, të eliminuara në “play off”-et e Botërorit nga Portugalia dhe Maqedonia e Veriut, menjëherë pas verdikteve të djeshme kanë konfirmuar që të zbresin të dyja në fushë kundër njëra-tjetrës, për një miqësore në qytetin e Konias, të martën, në orën 20:45.
Ky duel i cilësuar tashmë si përballja e dy të kombëtareve të dëshpëruara pas eliminimit të hidhur, i është besuar gjyqtarin shqiptar Enea Jorgji.
Një ndeshje luksi kjo për arbitrin nga Elbasani, me stemën e FIFA-s. Asistentë të Jorgjit, në sfidën Turqi-Itali të 29 marsit do të jenë Dojanto Myftari dhe Ilir Tartari./FolDrejt/